Shpesh pacientët vijnë në klinikë me një shqetësim të vogël… një pikë e zezë në dhëmb, një ndjeshmëri ndaj të ftohtit apo ndaj ëmblave, ose një dhimbje e lehtë që sapo ka filluar. Këto janë shenjat e para të një problemi që, nëse trajtohet në kohë, zgjidhet lehtësisht. Këtu hyn në rol terapia dentare – specialiteti që merret me trajtimin e kariesit dhe dëmtimeve fillestare të dhëmbit, duke ruajtur strukturën natyrale dhe duke parandaluar përkeqësimin e tij.
Pse është e rëndësishme terapia?
Sepse trajtimi në kohë:
Parandalon avancimin e kariesit dhe përhapjen e tij në shtresat më të thella të dhëmbit
Shmang nevojën për heqjen e nervit (endodonci)
Ruan strukturën natyrale të dhëmbit dhe funksionin e tij
Ul rrezikun e infeksioneve dhe komplikacioneve të mëvonshme
Si trajtohet një karies i hershëm?
Le të marrim një shembull të thjeshtë: Një pacient paraqitet me një pikë të zezë në dhëmb. Pas kontrollit, konstatojmë që bëhet fjalë për një karies në fazë fillestare. Trajtimi zhvillohet në disa hapa të thjeshtë: •Kryhet anestezia lokale për një procedure pa dhimbje •Hiqet indi i dëmtuar i dhëmbit (kariesi) me instrumente të posaçme •Pastrohet dhe dezinfektohet zona për të ndaluar përhapjen e baktereve •Dhëmbi rikonstruktohet me material estetik (mbushje kompoziti), që përshtatet me ngjyrën e dhëmbit
Procedura është e shpejtë, e kontrolluar dhe zakonisht pa dhimbje, sidomos kur problemi kapet herët.
TURIZMI DENTAL NË SHQIPËRI
Kontaktoni Dental Land për një kuotë falas dhe filloni të planifikoni udhëtimin tuaj drejt kursimit të parave dhe një buzëqeshjeje perfekte! Plotësoni formularin dhe merrni një vlerësim fillestar menjëherë.