Periodontologjia
Shëndeti i mishrave, baza e çdo buzëqeshjeje
Rreth Sherbimit
Shumë pacientë nuk e kuptojnë menjëherë që problemi nuk është vetëm tek dhëmbi… por tek mishrat që e mbështesin atë.
Gjakderdhja gjatë larjes së dhëmbëve, skuqja, ënjtja apo era e pakëndshme e gojës janë shenja të para që mishrat kanë nevojë për kujdes. Edhe pse shpesh neglizhohen, këto simptoma mund të tregojnë fillimin e një sëmundjeje periodontale.
Periodontologjia është specialiteti që trajton sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe strukturave që mbajnë dhëmbin, duke ruajtur stabilitetin dhe jetëgjatësinë e tij.
Procedura përfshin:
- Heqjen profesionale të gurëzave (detartrazh) mbi dhe poshtë mishrave
- Pastrim të thelluar të sipërfaqes së rrënjës së dhëmbit për të larguar bakteriet
- Dezinfektimin e indeve për të ndaluar inflamacionin dhe infeksionin
- Monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm për të stabilizuar gjendjen e mishrave
- Këshillimi i pacientit si të mbaj saktë higjenën orale të përditshme
Trajtimi realizohet me kujdes maksimal dhe synon rikthimin e mishrave në një gjendje sa më të shëndetshme dhe stabile.
Kujdesi i përditshëm dhe parandalimi:
Shëndeti i mishrave nuk varet vetëm nga trajtimi në klinikë, por edhe nga kujdesi i përditshëm në shtëpi.
Është shumë e rëndësishme:
•Larja e dhëmbëve në mënyrë të rregullt dhe korrekte
Përdorimi i fillit dentar (floss) për pastrimin ndërmjet dhëmbëve
•Kryerja e pastrimit profesional çdo 6 muaj për të parandaluar grumbullimin e gurëzave
Këto hapa të thjeshtë ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të baktereve dhe parandalojnë rikthimin e problemeve.
📌Pse është e rëndësishme periodontologjia?
Sepse trajtimi në kohë:
•Parandalon avancimin e infeksionit në strukturat mbështetëse të dhëmbit
•Shmang tërheqjen e mishrave dhe ekspozimin e rrënjës së dhëmbit
•Parandalon lëvizshmërinë dhe humbjen e dhëmbëve
•Përmirëson ndjeshëm higjienën orale dhe frymëmarrjen e freskët
Në klinikën tonë, kujdesi për mishrat është po aq i rëndësishëm sa edhe trajtimi i dhëmbëve. Ne besojmë që një buzëqeshje e shëndetshme fillon nga baza e saj – mishrat e fortë dhe të shëndetshëm.
TURIZMI DENTAL NË SHQIPËRI
Kontaktoni Dental Land për një kuotë falas dhe filloni të planifikoni udhëtimin tuaj drejt kursimit të parave dhe një buzëqeshjeje perfekte! Plotësoni formularin dhe merrni një vlerësim fillestar menjëherë.
Kontakt
Rezervo nje konsulte