Dental Medi

Protezat e Lëvizëshme

Rreth Sherbimit

Protezat e lëvizshme janë një zgjidhje ekonomike dhe praktike për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur, duke rikthyer funksionin e përtypjes dhe estetikën e buzëqeshjes. Ato janë të dizajnuara individualisht për t’u përshtatur sa më mirë me strukturën e gojës së pacientit.

Protezat parciale

Përdoren kur mungojnë disa dhëmbë, ndërsa pjesa tjetër e dhëmbëve natyralë është ende e pranishme. Ato mbushin hapësirat bosh dhe ndihmojnë në rikthimin e funksionit normal të gojës, si dhe në ruajtjen e pozicionit të dhëmbëve ekzistues, duke parandaluar zhvendosjen e tyre me kalimin e kohës.

Protezat totale

Përdoren kur mungojnë të gjithë dhëmbët në një nofull. Proteza vendoset mbi mishrat e dhëmbëve dhe rikthen si funksionin e përtypjes ashtu edhe pamjen estetike të buzëqeshjes.
Një zgjidhje e thjeshtë dhe ekonomike

Protezat e lëvizshme janë një opsion ekonomik dhe i aksesueshëm për shumë pacientë. Ato janë të lëvizshme, që do të thotë se mund të hiqen lehtësisht dhe të pastrohen çdo ditë, duke i larë me kujdes për të ruajtur higjienën orale.
Me përdorim të rregullt dhe mirëmbajtje të duhur, ato ofrojnë komoditet, funksion dhe një përmirësim të dukshëm në cilësinë e jetës së përditshme.

Në klinikën tonë, protezat realizohen me kujdes dhe përshtatje individuale, për të siguruar një rezultat sa më natyral dhe një ndjesi sa më të rehatshme për pacientin.

TURIZMI DENTAL NË SHQIPËRI

Kontaktoni Dental Land për një kuotë falas dhe filloni të planifikoni udhëtimin tuaj drejt kursimit të parave dhe një buzëqeshjeje perfekte! Plotësoni formularin dhe merrni një vlerësim fillestar menjëherë.

Kontakt

Rezervo nje konsulte

Name
Mbi 3500 Kliente