All-on-4 & All-on-6 –
Buzëqeshje fikse, e re dhe e qëndrueshme
Rreth Sherbimit
All-on-4 dhe All-on-6 janë teknika moderne implantologjike që mundësojnë rikthimin e një nofulle të plotë me dhëmbë fiks, të qëndrueshëm dhe estetikisht perfekt. Me vetëm 4 ose 6 implante dentare, ndërtohet një bazë e fortë mbi të cilën vendoset një strukturë e plotë dhëmbësh, duke rikthyer funksionin, estetikën dhe vetëbesimin në mënyrë të menjëhershme.
Në Dental Land, çdo rast trajtohet me planifikim të detajuar fillestar, duke përdorur teknologji moderne dhe analizë të saktë radiologjike për të siguruar precizion maksimal dhe rezultate të parashikueshme.
Si realizohet trajtimi?
Raste komplekse janë ato kur pacienti nuk ka mjaftueshëm kockë për vendosjen e implanteve në mënyrën klasike. Kjo ndodh zakonisht kur:
•dhëmbët kanë munguar prej shumë vitesh
•kocka është tërhequr (atrofi e kockës)
•nofulla e sipërme ka afër sinusin dhe hapësira është e kufizuar
•zona e pasme e nofullës nuk ka stabilitet të mjaftueshëm për implantet standarde
Në këto situata, nuk do të thotë që pacienti nuk ka zgjidhje — thjesht përdoren teknika më të avancuara.
Zgjidhjet për raste të vështira
* Sinus Lift
Në nofullën e sipërme, kur kocka në zonën e pasme është e pamjaftueshme, membrana e sinusit ngrihet me kujdes dhe krijohet hapësirë për shtim kockor. Kjo lejon vendosjen e sigurt të implanteve në një bazë më të fortë dhe stabile.
* Implante zigomatike
Në rastet me mungesë shumë të theksuar të kockës në nofullën e sipërme, implantet fiksohen në kockën zigomatike (kocka e faqes), e cila është shumë e fortë dhe ofron stabilitet të lartë pa nevojën e shtimit të madh të kockës.
* Implante pterigoide
Këto implante vendosen në zonën pterigoide në pjesën e pasme të nofullës së sipërme, duke siguruar ankorim shtesë dhe stabilitet të lartë, sidomos në rastet kur tek pacienti nuk indikohet Sinus Lift.
Pa dhimbje dhe me kujdes maksimal
Në Dental Land, çdo procedurë kryhet me precizion të lartë dhe në kushte maksimale sigurie dhe komforti. Trajtimi realizohet pa dhimbje, duke përdorur anestezi lokale ose, në raste të veçanta, anestezi semi-koshiente (sedacion) për pacientët me frikë, ankth ose kushte shëndetësore specifike.
E gjithë procedura monitorohet nga mjekë specialistë, duke siguruar një eksperiencë të qetë, të sigurt dhe të kontrolluar në çdo hap.
Përfitimet e All-on-4 & All-on-6
•Rikthim i plotë i buzëqeshjes ne mënyrë fikse
•Stabilitet i lartë dhe funksion natyral në përtypje
•Dhëmbë provizorë brenda 24 orëve
•Estetikë e avancuar me zirkon ose porcelan
•Alternativë moderne ndaj protezave të lëvizshme
•Implantet ruajnë nivelin kockor, duke parandaluar atrofizimin
Në Dental Land, çdo rast trajtohet me kujdes maksimal, planifikim të saktë dhe përkushtim të vazhdueshëm, duke synuar gjithmonë rezultate të qëndrueshme dhe një eksperiencë sa më të qetë për pacientin.
TURIZMI DENTAL NË SHQIPËRI
Kontaktoni Dental Land për një kuotë falas dhe filloni të planifikoni udhëtimin tuaj drejt kursimit të parave dhe një buzëqeshjeje perfekte! Plotësoni formularin dhe merrni një vlerësim fillestar menjëherë.
Kontakt
Rezervo nje konsulte