Kujdes i sigurt në momentet kur dhëmbi duhet të largohet
Rreth Sherbimit
Ka raste kur një dhëmb nuk mund të shpëtohet më. Mund të jetë i dëmtuar thellë, me rrënjë të infektuar, ose një dhëmballë pjekurie që nuk ka dalë në pozicionin e duhur dhe shkakton dhimbje. Në këto momente, kirurgjia orale ofron një zgjidhje të kujdesshme, të kontrolluar dhe sa më të lehtë për pacientin.
Ne e dimë që ideja e heqjes së një dhëmbi mund të sjellë ankth. Prandaj çdo hap bëhet me qetësi, shpjegim dhe kujdes maksimal, në mënyrë që pacienti të ndihet i sigurt gjatë gjithë procesit.
Heqja e dhëmbëve dhe rrënjëve të dëmtuara
Kur një dhëmb është i prishur në mënyrë të avancuar dhe nuk mund të rikthehet më me trajtim, ai hiqet në mënyrë të kontrolluar kirurgjikale. Në disa raste, dhëmbi mund të jetë thyer dhe të ketë mbetur vetëm rrënja në kockë. Edhe këto rrënjë të infektuara hiqen me kujdes, për të eliminuar burimin e dhimbjes dhe infeksionit dhe për të mbrojtur dhëmbët përreth.
Dhëmballët e pjekurisë
Dhëmballët e pjekurisë shpesh nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të dalë normalisht. Kjo mund të shkaktojë dhimbje, inflamacion të mishrave, infeksion ose shtyrje të dhëmbëve të tjerë. Heqja e tyre kryhet në mënyrë kirurgjikale, me teknikë të kontrolluar, duke e bërë procedurën sa më të lehtë dhe të sigurt për pacientin.
Heqja e kisteve dhe infeksioneve
Në disa raste, rreth rrënjëve të dhëmbëve mund të formohen kiste ose infeksione kronike që nuk shërohen vetëm me trajtim të zakonshëm. Kirurgjia orale lejon heqjen e këtyre indeve të infektuara, duke pastruar zonën dhe duke ndaluar përhapjen e infeksionit në kockë dhe indet përreth.
Gingivektomia – Zgjidhje estetike për “gummy smile” dhe mishra të zmadhuar
Gingivektomia është një procedurë që përdoret për të korrigjuar “gummy smile”. “Gummy smile” është një gjendje kur gjatë buzëqeshjes ekspozohet një sasi më e madhe e mishrave të dhëmbëve sesa normalisht, duke bërë që mishrat të duken më shumë se vetë dhëmbët. Kjo ndikon si në estetikën e buzëqeshjes ashtu edhe në lehtësinë e pastrimit. Në Dental Land kjo procedurë realizohet me lazer, një metodë moderne që ofron saktësi të lartë, pa hemoragji, më pak shqetësim dhe shërim më të shpejtë.
Me gingivektominë arrihet një buzëqeshje më e balancuar dhe më estetike, duke ruajtur natyralitetin e saj.
TURIZMI DENTAL NË SHQIPËRI
Kontaktoni Dental Land për një kuotë falas dhe filloni të planifikoni udhëtimin tuaj drejt kursimit të parave dhe një buzëqeshjeje perfekte! Plotësoni formularin dhe merrni një vlerësim fillestar menjëherë.