Dental Medi

Endodoncia

Rreth Sherbimit

Shpesh gjithçka fillon me një karies të vogël… i cili, nëse lihet pa trajtuar, avancon gradualisht dhe arrin në brendësi të dhëmbit, në zonën e nervit (pulpa). Në këtë moment, pacienti fillon të ndjejë një dhimbje të fortë, pulsuese, që mund të përhapet në nofull, vesh apo kokë, duke e bërë të vështirë edhe gjumin.

Në këto situata, pacienti vjen në klinikë për një gjë shumë të thjeshtë: të çlirohet nga dhimbja.

Çfarë është endodoncia?

Endodoncia është fusha e stomatologjisë që merret me trajtimin e kanaleve të rrënjës së dhëmbit.
Qëllimi është largimi i shkakut të dhimbjes dhe ruajtja e dhëmbit natyral.

Si kryhet trajtimi?

Trajtimi realizohet nën anestezi lokale, duke siguruar një proces pa dhimbje për pacientin.

Procedura përfshin:

•Heqjen e pjesës së prishur të dhëmbit (kariesit)
•Largimin e nervit të dëmtuar nga brendësia e dhëmbit
•Pastrimin dhe formësimin e kanaleve të rrënjës
•Dezinfektimin e tyre me kujdes të lartë
•Mbushjen dhe mbylljen hermetike me materiale specifike si gutta-percha dhe sealer

Pse është e rëndësishme?

Endodoncia bën të mundur shpëtimin e dhëmbëve që përndryshe do të duhej të hiqeshin. Me një trajtim të saktë dhe cilësor, dhëmbi mund të qëndrojë në gojë për shumë vite, duke ruajtur funksionin dhe estetikën.
Dhimbja largohet, shqetësimi zhduket dhe dhëmbi juaj vazhdon të jetë pjesë e buzëqeshjes suaj.

Në klinikën tonë, çdo trajtim endodontik realizohet me kujdes, precizion dhe përkushtim, për t’ju kthyer jo vetëm shëndetin, por edhe qetësinë që ju mungonte.

TURIZMI DENTAL NË SHQIPËRI

Kontaktoni Dental Land për një kuotë falas dhe filloni të planifikoni udhëtimin tuaj drejt kursimit të parave dhe një buzëqeshjeje perfekte! Plotësoni formularin dhe merrni një vlerësim fillestar menjëherë.

Kontakt

Rezervo nje konsulte

Name
Mbi 3500 Kliente