Ortodoncia
Drejtimi i dhëmbëve
Rreth Sherbimit
Ortodoncia është specialiteti që merret me drejtimin e dhëmbëve dhe korrigjimin e kafshimit, duke përmirësuar si funksionin ashtu edhe estetikën e buzëqeshjes.
Shumë pacientë vijnë kur vërejnë dhëmbë të shtrembër, të mbivendosur ose hapësira mes tyre. Në disa raste, problemi lidhet edhe me mënyrën si mbyllen nofullat, gjë që mund të ndikojë në përtypje.
Qëllimi i ortodoncisë është drejtimi i dhëmbëve në pozicionin e tyre ideal, në mënyrë të kontrolluar, të sigurt dhe graduale.
Si realizohet drejtimi i dhëmbëve?
Trajtimi fillon me një vlerësim të plotë ortodontik, ku analizohet pozicioni i dhëmbëve dhe kafshimi. Në bazë të këtij vlerësimi krijohet një plan trajtimi i personalizuar.
Më pas zgjidhet metoda më e përshtatshme për drejtimin e dhëmbëve:
braketat fikse ose maskerinat transparente.
Braketat fikse
Braketat janë aparate të vogla që vendosen mbi çdo dhëmb dhe lidhen me një tel ortodontik. Ky sistem ushtron forca të lehta dhe të vazhdueshme që lëvizin dhëmbët gradualisht në pozicionin e duhur.
Procesi për pacientin përfshin vendosjen e braketave në një seancë të vetme, ndërsa më pas bëhen kontrolle periodike për rregullime dhe aktivizime.
Me kalimin e kohës, drejtimi i dhëmbëve ndodh në mënyrë të qëndrueshme dhe të kontrolluar.
Maskerinat transparente
Maskerinat ose aligner-at janë një mënyrë moderne për drejtimin e dhëmbëve pa braketat fikse. Janë splinta transparente që përshtaten mbi dhëmbë dhe janë pothuajse të padukshme.
Trajtimi fillon me skanim dixhital të dhëmbëve dhe krijimin e një plani 3D të lëvizjes së tyre. Më pas prodhohet një seri aligner-ash që ndërrohen çdo 10 ditë, ku secili hap kontribuon në drejtimin gradual të dhëmbëve.
Pacienti i mban shumicën e ditës dhe i heq vetëm gjatë ushqimit dhe pastrimit të dhëmbëve.
Procesi gjatë trajtimit
Gjatë gjithë trajtimit ortodontik, pacienti vizitohet rregullisht për të monitoruar progresin dhe për të bërë rregullimet e nevojshme.
Në përfundim të drejtimit të dhëmbëve, vendoset një aparat mbajtës (retainer) për të ruajtur rezultatin dhe për të parandaluar kthimin e dhëmbëve në pozicionin e mëparshëm.
Përfitimet e drejtimit të dhëmbëve
•Buzëqeshje më e drejtë dhe e balancuar
•Përmirësim i funksionit të kafshimit
•Higjienë orale më e lehtë
•Ulje e rrezikut për probleme me mishrat dhe konsumim të dhëmbëve
Në Dental Land, drejtimi i dhëmbëve realizohet me kujdes, planifikim të saktë dhe teknologji moderne, për të krijuar rezultate që janë të shëndetshme, funksionale dhe estetike në të njëjtën kohë.
TURIZMI DENTAL NË SHQIPËRI
Kontaktoni Dental Land për një kuotë falas dhe filloni të planifikoni udhëtimin tuaj drejt kursimit të parave dhe një buzëqeshjeje perfekte! Plotësoni formularin dhe merrni një vlerësim fillestar menjëherë.
Kontakt
Rezervo nje konsulte